Libri "Rrugëtim arsimdashës i
Tropojës", shënon një zhvillim të
rëndësishëm shkencor
“Të
dhënat historike flasin per treven tonë si një rajon unik që i përkiste
Dioqezës së Pultit e themeluar prej vitit 877 dhe në vijim. Është kuptimplotë
fakti që kjo dioqezë për rreth 12 shekuj
ndërtoi një sistem që sido i themeluar mbi parime fetare dhe me qëllim primar
të trajnimit klerik, i dha hapsirë edhe shkrimit të shqipes. Famullitë dhe
manastiret e themeluara nga Pulti deri në Krasniqe dhe Gash, kishin caktuar një
mjeshtër për të mësuar djemtë e varfër, të cilat ishin shkolla për mësimin e
shkathtësive të paktën themelore letrare.”
Nga MUJË BUÇPAPAJ
Për
shekuj me radhë malsorët e veriut,
të cilët jetonin mes maleve të veçuara e të zymta, si dhe grykave të
thikta e kërcënuese të Alpeve tona, ruajtën identitetin e tyre kombëtar jo vetëm përmes trashëgimisë
shpirtërore, por edhe përmes arsimit. Të dhënat historike flasin per treven tonë
si një rajon unik që i përkiste Dioqezës së Pultit e themeluar prej vitit 877
dhe në vijim. Është kuptimplotë fakti që
kjo dioqezë për rreth 12 shekuj ndërtoi një sistem që sido i themeluar mbi
parime fetare dhe me qëllim primar të trajnimit klerik, i dha hapsirë edhe
shkrimit të shqipes. Famullitë dhe manastiret e themeluara nga Pulti deri në Krasniqe
dhe Gash, kishin caktuar një mjeshtër për të mësuar djemtë e varfër, të cilat
ishin shkolla për mësimin e shkathtësive të paktën themelore letrare. Programi
mësimor bazohej zakonisht rreth Trivium dhe në një masë më të vogël quadrivium
(Shtatë Artet Liberale apo Artet liberale) dhe u zhvillua në shqip dhe
latinisht si një gjuhë zyrtare e Mesjetës dhe Rilindjes, por siç del edhe nga
raportet e kohëpaskoshme të priftërinjëve që shërbenin në Dioqezë dërguar
Vatikanit.
Sido që duket e papritur, libri i ri i
studjuesit të mirënjohur Frrok Vukaj, që i prezantohet sot lexuesit shqiptar:
" Rrugëtim arsimdashës i Tropojës",
dëshmon se sistemi ynë modern arsimor, ashtu si edhe krejt sistemi i
arsimit në Evropë, e ka origjinën nga
shkollat e krishtëra të Mesjetës së Mesme. Shumë nga universitetet më
të hershme, siç është Universiteti i Parisit themeluar në vitin 1160, ka pasur
një bazë pikërisht të krishterë.
Gjithnjë albanologët kanë pohuar se
“Meshari” i Gjon Buzukut është një deshmi
e pakundërshtueshme se gjuha shqipe ka qënë e shkruar shekuj përpara
botimit të Mesharit, por asnjëherë nuk janë sjellë prova të qarta në të mirë të
kësaj teze.
Ky libër duke ju referuar dokumenteve të
nxjerra nga Arkivi Sekret i Vatikanit, sjell dëshmi domethënëse se në Dioqezën
e Pultit deri në Krasniqe dhe Gash gjuha shqipe është mësuar për rreth 12
shekuj dhe në mënyrë të pandërprerë në
Famullitë dhe manastiret e kësaj Dioqeze.
Libri "Rrugëtim arsimdashës i
Tropojës", sjell rishikime të dobishme të historisë së
arsimit në Trevën e Malësisë së Gjakovës, duke konfirmuar përpjekjet shekullore
të këtij rajoni për arsimin kombëtar. Libri është i përshtatshëm për të gjitha
gruposhat dhe natyrisht mjaft i dobishëm. Ai ndjek dy linja dominuese studimi
të historikut të arsimit, parë në
aspektin kombëtar dhe atë lokal e rajonal. Përfshinë një periudhë të gjatë të
historisë së arsimit në këtë trevë, por
falë aftësive analitike të autorit kemi
një produkt sintetik realizuar në një
standard të lartë shkencor, ndryshe nga botimet e mëparshme që kanë patur vetëm
karakter përshkrues dhe thellësisht të
politizuar.
Sido që studimi ka për objekt periudha
të ndryshme dhe epoka të largëta, ai
realzon një intepretim të saktë shkencor, duke shfrytëzuar dhe vlerësuar
dokumente të ndryshme historike, shumica
të panjohur më parë.
Studimi është një deshmi e aftësive të
spikatura të Frrok Vukajt si studjues,
psikolog, pedagog dhe hulumtues, që punon mbi kritere të qarta shencore,
profesionale, duke kapërcyer me sukses ndikimet lokale.
Vukaj
ka treguar kujdes dhe vizion të
qartë kur ka bërë kronologjinë dhe
periodizimin e arsimit në treven veriore, nga fillimet deri në vitet e fundit
të tranzicionit, duke dëshmuar
kështu aftësi të verteta për të vlerësuar marëdhëniet midis të
kaluarës dhe së tashmes, duke ruajtur
koherencën historike dhe objektivitetin shkencor.
Mesazhi i librit të F. Vukajt është se
nxënësit, studentët dhe pedagogët e
sotshëm dhe natyrisht ata që do të vijnë pas tyre, duhet të përfitojnë
nga përvoja historike e arsimit shqiptar nga zhvillimi dhe mbijetesa e tij në
periudha të ndryshme historike dhe se
ndryshimet që e dallojnë një periudhë
nga një tjetër, duhet të shërbejnë për
të siguruar e garantuar fuqinë e arsimit tonë kombëtar në të ardhshmen, jashtë
ndikimeve ideologjike dhe partizane.
Mendoj se autori ka interpretuar me korrektesë dhe ekuilibër aspektet e ndryshme të jetës së
arsimit tonë në shekuj dhe të përvojave
njerëzore në të kaluarën.
Autori
ka evidentuar qartë
rëndësinë që kanë patur komponentët socialë, kulturorë, ekonomikë,
teknologjikë dhe politikë në zhvillimin e arsimit tonë në kohë dhe epoka të
ndryshme, si dhe marrëdhëniet e tyre të ndërsjella me arsimin, sido që
mbetet një sfidë që mund dhe duhet të
plotësohet më tej në të ardhmen.
Sudimi i tij, është një bilanc që rezulton jetik për lidhjet në mes të Historisë dhe qëllimeve të
mësimit. Libri ka shumë fakte, ngjarje dhe dokumente origjinale të cilat mund
të shfrytëzohen nga historianët dhe mësuesit e historisë, çfarë mund të ndihmojnë ata në punën e tyre kërkimore e pedagogjike si dhe për të njohur
dhe përshtatur praktikat më të mira të mësimdhënies në këtë fushë.
Libri "Rrugëtim arsimdashës i
Tropojës", inkurajojn nxënësit dhe
mësuesit që të jenë të frymëzuar nga historia e arsimit e shkollës shqipe, duke
ndjekur politika koherente, të kënaqshme
dhe natyrisht të vlefshme të studimit dhe për të përshtatur standardet
me të mira ndërkombëtare të të mesuarit.
Vukaj duke përshkruar, analizuar dhe vlerësuar
shkaqet dhe pasojat e ngjarjeve dhe situatave historike të Trevës dhe
kombit, jo vetëm paraqet, por edhe
analizon dhe vlerëson ndryshimet
dhe zhvillimet në periudha të ndryshme historike, përfshirë periudhën e
Pavarësisë, Monarkisë Shqiptare, regjimit socialist dhe atij postkomunist. Ai
vlerëson saktë dhe me profesionalizëm rëndësinë e individëve, ngjarjeve,
zhvillimeve, me qëllim krijimin e një vetëdije të plotë arsimore kombëtare. Ai
jo vetëm na ka dhënë fakte dhe dëshmi nga zhvillimi i arsimit në këtë trevë dhe
më gjerë, por edhe ka prezantuar
aftësitë e tij prej studjuesi të spikatur, për të bërë pyetje të rëndësishme në lidhje
me të kaluarën, si dhe hetuar në mënyrë kritike rreth dobësive të tij, për
shkaqe ekonomike, politike dhe shpesh ideologjike, duke përdorur një varg
burimesh origjinale që komunikojnë me historinë dhe ndihmojnë në të kuptuarit e
saj.
Libri "Rrugëtim arsimdashës i
Tropojës", shënon një zhvillim të
rëndësishëm shkencor. Ai na ndihmon për
të kuptuar më mirë të
kaluarën tonë, si pjesë e Dioqezës së Pultit, si dhe
siguruar një bazë të mirë për të evidentuar qartë ndikimin e arsimit dhe edukimit në historinë tonë kombëtare për rreth 12 shekuj,
i zhvilluar në ato standarte si shkollat më të mira europiano-perëndimore. Se
arsimi i kësaj treve, si vetë gjuha shqipe dhe alfabeti i saj, është
thellësisht europian, perëndimor, dhe për këtë shkak ka mbijetuar, duke
refuzuar dhe sfiduar presionet e kulturave inferiore serbe, osmane apo greke,
para sëgjithash për shkak të substratit të fortë perëndimor.
Vukaj, një pedagog me përvojë dhe
influencë në arsimin e trevës e me gjërë, me një studim specifik për arsimin na
mëson se si historia duhet të reflektojë ngjarjet reale që e kanë shoqëruar atë
ndër shekuj në Alpet tona dhe për rreth saj, pa politizim dhe paragjykim.
Ky tekst do t'i ndihmojë nxënësit
që të zhvillojnë më tej njohuritë e
tyre, për të kuptuar më mirë historinë e arsimit shqip përfshirë një arsyetim
për specifikimin e periudhave, temave dhe kritereve të kësaj përmbajtje
studimore, si dhe rolin kyç që kanë
luajtur në këtë histori individët, shoqëritë, ngjarjet, zhvillimet, çështjet, periudhat edhe karakteristikat kryesore të secilës epokë të
analizuar, të cilat në libër jepen gjërësisht dhe me shumë detaje.
Ky botim do t'u shërbjë edhe
institucioneve të arsimit tonë kombëtar, vizionit të drejtuesve të Shqipërisë
për të ardhmen, të cilët me besueshmërinë ndaj identitetit tonë kulturor, do të ndërtojnë politika që do ta
bëjnë edhe arsimin tonë konkurent në mijëvjeçarin e ri, sipas motos:
"krijimi i së ardhmes nënkupton kujtesë ndaj së kaluarës."
Libri me siguri do të ngjallë një debat
konstruktiv, por edhe do të inkurajojë këtë brez mësuesish, pedagogësh,
nxënësish dhe politikbërësish, që me besueshmërinë ndaj identitetit tonë
kulturor, t'u përgjigjemi sfidave të shekullit të 21-të, duke qenë mbi të gjitha
krenar dhe me dije për këtë trashëgimi.
NACIONAL 7 qershor 2015 f.11